LLOGARITESI

Llogaritni sa Kw panele fotovoltaike ju nevojiten per familjen apo biznesin tuaj ne baze fatures mujore apo te sasise se kw qe konsumoni mesatarisht ne muaj. 

Ju lutemi lexoni me kujdes si funksionojne impiantet!

Ne shesim dhe montojme panele qe prodhojne energji elektrike dhe pajisje te tjera qe i bashkangjiten paneleve, si inverter, rregullatore, bateri, pompa uji diellore etj.

Ka dy menyra qe mund te perdoren panelet fotovoltaike: ONGRID dhe OFFGRID

Ongrid

Ongrid, ose e integruar me rrjetin. Ky instalim eshte i dobishem per biznese ose familje qe deshirojne te minimizojne ose eleminojne faturen e energjise elektrike. Ky sistemi funksionon ne kete menyre:

Nese kemi nje impiant te instaluar 3 kwh dhe nese ju konsumoni 4 kw atehere diferencen 1 kw e merrni nga rrjeti.

Nese kemi nje impiant te instaluar 3 kwh dhe nese ju konsumoni 1 kw atehere keto 2 kw teprice injektohen ne rrjet dhe saati ecen mbrapsht.

Kete sasi energjie qe keni injektuar ne rrjet gjate dites mund ta konsumoni gjate nates ose deri ne fund te muajit. Per muajin tjeter kur behet numerimi i ri i saatit sasia qe ke marre, sipas bilancit, nga rrjeti do ju faturohet ndersa ajo qe keni dhene do te merret deri ne fund te vitit me nje koificient tjeter qe pritet te percaktohet se shpejti nga ERE. Por deri ne fund te vitit nese i keni dhene OSHEE nuk ju paguan njeri thjesht behet zero.

Para se te filloni instalimin e paneleve kompania jone do te merret me aplikimin prane OSHEE per te instaluar panele fotovoltaike ne objektin ku ju do deshironi per ti montuar. Pas mbarimit te instalimin perseri do te aplikojme dhe koordinojme me OSHEE per te instaluar saatin me dy drejtime i cila eshte kosto e klientit, pra e juaja.

Offgrid

Offgrid ose sistem i pavarur ndryshe ne e quajme edhe sistem fotovoltaik me bateri. Ky instalim vlen per ato vende ku energjia elektrike ose mungon ose ka shkeputje te shpeshta. Kujdes ky lloj instalimi nuk eshte per te kursyer energji, ky instalim sherben per te mbuluar te gjithe nevojen per elektricitet.

Sistemi offgrid mund te perdoret, per vila malore, stane ne male, ferma blegtorale etj.

Gjithashtu ky sistem mund te perdoret edhe si UPS per zyra, klinika, dyqane etj.