Një sistem i paneleve diellore do të eliminojë tre deri në katër ton emisione karboni çdo vit - ekuivalente me mbjelljen e mbi 100 pemëve në vit.
Ulja ose eliminimi i faturave elektrike. Me një sistem të panelit diellor, ju do të gjeneroni energji falas për tërë ciklin jetësor të sistemit tuaj 25+ vjet.
Sistemet e energjisë diellore në përgjithësi nuk kërkojnë shumë mirëmbajtje. Prodhuesit më të besueshëm të paneleve diellore ofrojnë garanci 20-25 vjet. Inverteri zakonisht duhet të ndryshohet pas 5-10 vite.
Familja/biznesi funksionon si një termocentral i vogël, duke mos patur shkëputje energjie. Kjo jep një siguri më të madhe të rrjetit të energjisë elektrike, veçanërisht për sa i përket fatkeqësive natyrore ose njerëzore.
Studime të shumta kanë zbuluar se shtëpitë e pajisura me sisteme të energjisë diellore kanë vlera më të larta të pronës dhe shiten shume më shpejt sesa shtëpitë që janë të lidhura në rrjet.
Asnjë emision i gazit serë nuk lëshohet në atmosferë kur përdorni panele për të krijuar energji elektrike. Dielli siguron energji më shumë se nevoja dhe ndryshe nga karburantet fosile, ai nuk do të shterrohet.
Paneli fotovoltaik prodhon energji me ane te diellit. Duke prodhuar energji me ane te diellit ai (paneli) transmeton energjine tek baterite.
Bateria akumulon energjine qe paneli diellor ka prodhuar. Dhe pas kesaj dergon kete energji te prodhuar tek inverteri.
Duke marre energjine nga bateria inverteri konverton energjine nga DC ne AC. Dhe me pas e transmeton kete energji ne objektin tuaj.
Paneli fotovoltaik prodhon energji me ane te diellit. Duke prodhuar energji me ane te diellit ai (paneli) transmeton energjine tek konsumi qe kemi ose ne rrjet nese ka teprice.
Inverteri ongrid ben rregullimin midis konsumit dhe prodhimit. Nese ka me shume prodhim, teprica injektohet ne rrjet. Nese ka me pak prodhim diferenca merret nga rrjeti.
Gjate dites ne konsumojme energjine qe prodhojne panelet, qe zakonisht kane mbi prodhim. Gjate nates marrim energji nga rrjeti, zakonisht tepricen qe eshte injektuar ne rrjet.
Sipas kontrates se bere me operatorin e shperndarjes se energjise ne mund te marrim ose injektojme energji. Ne shqiperi behet vetem shkembimi nuk shitet teprica.
vjet eksperience
inxhiniere
kliente
projekte te kompletuara
Vjet eksperience
inxhiniere
kliente
projekte te kompletuara
vjet eksperience
inxhiniere
kliente
projekte te kompletuara